Thaçi e Hoti drejt Uashingtonit do të fluturojnë me Avion të Pacollit

Delegacioni kosovar nga presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Avdullah Hoti me 27 qershor pritet të vizitojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vizitë kjo që ka të bëj me finalizimin e dialogut Kosovë-Serbi.

Por për mënyrën se so do të aranzhohet udhëtimi i tyre dhe se si ato të shkojnë në Washington DC, kuresthjen e ka zgjuar këshilltari i Behgjet Pacollit, Naim Murseli.

Ai përmes një statusi ka shkruar se “kur shtetit i mungojnë avionët e saj, ne kemi një njeri të fortë që zgjidh atë shqetësim. Behgjet Pacolli, gjithmonë në shërbim të atdheut. Destinacioni i radhës: Washington DC”, duke lënë të nënkuptohet se udhëtimi i krerëve të shtetit për në ShBA do të bëhet me avion të Pacollit.

Ndryshe Pacolli sa ishte pjesë e institucioneve të shtetit, të gjitha udhëtimet e tij i ka zhvilluar me avionin e tij privat.

Kategoritë
LajmeVendi