Thaçi: Dialogu mbetet çelësi i vetëm për normalizim të marrëdhënieve

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po merr pjesë në Konferencën e Parisit, që po zhvillohet në kuadër të Forumit Ekonomik Ndërkombëtar të Kontinentit të Amerikës, sot para të pranishmëve ka folur për ngjarjet aktuale në Ballkan.

Në Konferencën e Parë të Parisit, presidenti Thaçi ka folur edhe dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, transmeton Gazeta e Re.

Ai ka thënë se ky dialog tani po hyn në një fazë të re dhe është shprehur i bindur se një marrëveshje përfundimtare do të arrihet brenda një të ardhme jo të largët.

“Dialogu deri tani ka dhënë shumë rezultate pozitive dhe mbetet çelësi i vetëm për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve respektive, si kusht i domosdoshëm për integrim në BE dhe NATO”, ka thënë ai.

Duke marrë në konsideratë kontekstin historik dhe gjeostrategjik, presidenti Thaçi ka thënë se BE-ja duhet ta ketë një valë të vetme të zgjerimit me të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, që ato të anëtarësohen në BE në të njëjtën periudhë kohore, sepse ngjashmëritë ndërmjet tyre janë shumë evidente në të gjitha fushat.

 

Kategoritë
DIASPORALajme

Të ngjajshmet