Terroristi i mbetur në zonën e ndërmjetme do të dërgohet në SHBA

“Luftëtari i huaj terrorist amerikan, me kërkesën e tij më 11 nëntor u deportua për në Greqi si një vend i tretë”, thuhet në një deklaratë të ministrisë.

Ministria e Brendshme e Turqisë ka njoftuar se do të dërgohet në SHBA luftëtari i huaj terrorist i cili ka mbetur në zonën e ndërmjetme Turqi-Greqi, pasi nuk u pranua nga shteti grek, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Luftëtari i huaj terrorist amerikan, me kërkesën e tij më 11 nëntor u deportua për në Greqi si një vend i tretë”, thuhet në një deklaratë të ministrisë.

Më tej thuhet se terroristi mbeti në zonën e ndërmjetme pasi Greqia nuk e pranoi.

“Kanë filluar procedurat e nevojshme për deportim në SHBA dhe dhënien e dokumentit të udhëtimit, pasi Washingtoni premtoi se do ta pranojë luftëtarin e huaj terrorist”, thuhet në deklaratë.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet