Terroristi i kërkuar francez kapet në përpjekje për të hyrë ilegalisht në Turqi

Terroristi nga Franca, i kërkuar me fletarrestim të kuq, u kap nga njësitë kufitare në Hatay në përpjekje për të hyrë ilegalisht në Turqi nga Siria.

Minstria e Mbrojtjes e Turqisë njoftoi se një terrorist nga Franca, i kërkuar me fletarrestim të kuq, u kap nga njësitë kufitare në Hatay në përpjekje për të hyrë ilegalisht në Turqi.

“Terroristi nga Franca, C.G., i kërkuar me fletarrestim të kuq, u kap nga njësitë kufitare në Hatay në përpjekje për të hyrë ilegalisht në Turqi nga Siria”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Sipas ministrisë, terroristi i kapur ka qenë pjesë e strukturës “Firqat al-Ghuraba”, që në vete përfshinë personat me orgjinë franceze.

Personi i kapur i cili është mundur të prezantojë veten me një emër tjetër, i është dorëzuar Drejtorisë së Policisë të rrethit Reyhanlı.

Kategoritë
BotaLajme