“Terroristët e YPG/PKK-së kanë vetëm 120 orë për tu larguar nga zona e sigurt në veri të Sirisë “

Erdoğan dhe Pence sot në Ankara zhvilluan takime kokë më kokë dhe midis delegacione lidhur me Sirinë që gjithsej zgjatën mbi katër orë, pas takimit para kamerave doli Ministri i Jashtëm i Turqisë,  Mevlüt Çavuşogli, i cili tha se “Operacioni i Turqisë e quajtur ‘Burimi i Paqes’ do të pauzohet për 120 orë”, raporton AA, përcjell Gazeta e Re.

Brenda 120 orëve SHBA do të sigurojë që YPG të tërhiqet nga zona e sigurt. Tërheqja e terroristëve të YPG/PKK-së nga zona e sigurt tashmë ka filluar.

Në anën tjetër edhe nënpresidenti amerikan, Mike Pence, i cili gjendet në Ankara tha se ShBA dhe Turqia janë dakorduar për një armëpushim për një kohë të caktuar në veri të Sirisë. /gazetaere.com

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet