Tërnava deklaratë për mediat turke: Rini të qetë, Xhamia e Prishtinës dhe ajo e kalasë në Prizren do të ndërtohen

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës myftiu Naim Ternava, ka dhënë një deklaratë për agjencinë e lajmeve DHA të Turqisë, transmeton Gazeta e Re.

Sipas tij, ndërtimi i xhamisë është nevojë e komunitetit musliman të Prishtinës dhe kjo nuk mund të mohohet.

“Muslimanët në Prishtinë dhe ne si Bashkimi e Islame e Kosovës ka vite që po kërkojmë ndërtimin e kësaj xhamie. Ky objekt është shumë i rëndësishëm për Prishtinën dhe Kosovën, të paktën për aspektin e përmbushjes së nevojave për besimtarët. Dhe ne si institucion do të bëjmë çmos për të përmbushur dëshirat e qytetareve”, theksoi ai.

Pyetjes së shtruar nga gazetari Enis Tabak në lidhje me peticionin për mos-ndërtimin e xhamisë, Ternava i është përgjigjur: “Mbi 80% të qytetarëve të Kosovës identifikohen me besimin islam, andaj me këtë peticion i cili nuk ka asnjë bazë ligjore, njerëzore, morale dhe logjike, po i bëhet një shërbim shumë i keq raporteve të mira ndër fetare që kanë qenë deri më tani në Kosovë.

Ai gjithashtu ka thënë se iniciativën për ndërtimin e xhamisë, nuk duhet ta shfrytëzojnë për interesa politike.

“Xhamia është vetëm një vend për të adhuruar Zotin. Unë besoj se Komuna e Prishtinës do ta marr një vendim pozitiv për ndërtimin e saj në takimin që do të mbahet të premten. Dua të bëjë një thirrje të gjithë besimtareve muslimanë në Kosovë, ruani qetësinë! BIK do ta ndërtojë këtë xhami. Mos bini pre e polemikave dhe provokimeve me karakter politik dhe përçarës. Sepse qëllimi i tyre është që të ngatërrojnë dhe krijojnë trazira në mes të qytetareve”. Xhamia do të ndërtohet në atë vend, nuk ka kthim prapa.

Ndërsa pyetjes në lidhej me xhaminë në kalanë e Prizrenit ai iu përgjigj duke shpjeguar që kërkesa është shoqëruar me mbi 30.000 mijë nënshkrime dhe që janë në pritje të një vendimi.

“Veprat e tjera në kalanë historike të Prizrenit, e cila i takon epokës së Perandorisë Osmane, janë ndërtuar dhe rinovuar nga donacionet e ShBA-ve. Gati të gjitha segmentet janë ri-ndërtuar përveç xhamisë. Çdo ditë pranojmë shumë kërkesa nga qytetaret e Prizrenit të cilët vazhdimisht na kontaktojnë për këto çështje. Ata kanë kërkesa të larta. Në lidhje me këto kërkesa ne morëm një seri iniciativash. Kështu organizuam mbledhjen e nënshkrimeve për peticionin për ndërtimin e xhamisë së kalasë, peticion të cilin e nënshkruan 30 mijë qytetarë. Kërkesën e kemi dorëzuar në parlament dhe ndërkohë jemi në pritje të përgjigjes. /DHA /Gazetaere.com/

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet