Tërmeti shkund kryeministren, videoja bëhet virale në rrjet

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, ruajti qetësinë edhe pse një tërmet me fuqi 5.9 goditi në mes të një interviste live.

Tërmeti u regjistrua në thellësinë 50 km në Wellington.

Kryeministrja po intervistohej në godinën e qeverisë, e cila njihet edhe si Kosherja e Bletëve.

“Po kalojmë një tërmet këtu… është goxha goditje. Nëse shihni gjërat po lëvizin pas meje,” tha kryeministrja. “Kosherja e Bletëve lëviz pak më shumë se të tjerat,” tha ajo.

Një tërmet i vitit 2011 goditi qytetin Christchurch në Zelandën e Re duke vrarë 185 persona dhe shkaktuar dëme të mëdha. Qyteti vazhdon të rindërtohet edhe sot.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet