Tërmet 7.7 ballë afër Kubës

Një tërmet i fuqishëm i magnitudës 7.7 ka goditur jugun e Kubës të martën, duke nxitur paralajmërim për cunami në Kubë, Xhamajkë dhe në Ishujt Kajmanë, ka thënë organizata amerikane për Gjeologji (USGS) dhe Qendra Ndërkombëtare për Informacione për Cunami.

Dridhja nuk u ndie shumë në kryeqytetin e Kubës, Havana apo në Kingston, Xhamajka, sipas një dëshmitari të Reutersit.

E menjëherë erdhi një paralajmërim për valë të cunamit që mund të shkojnë deri në 1 metër. Paralajmërimi u lëshua të martën për brigjet e Meksikës, Belizesë, Kubës, Hondurasit, Xhamajkas dhe Ishujve Kajmanë pas tërmetit të fuqishëm në Detin e Karaibeve, ka thënë Qendra Ndërkombëtare për Informata për Cunamit, raporton Reutersi.

“Valë të rrezikshme të cunamit parashihen në disa brigje”, thuhet aty. “Valët e cunamit deri në 1 metër mbi nivelin e detit janë të mundshme për brigjet e Belizesë… Kubës… Hondurasit… Meksikës… Ishujve Kajmanë… dhe Xhamajkës”

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet