Ter.oris.ti i xhamisë në Zelandë të Re shkarkon avokatët, zgjedh të përfaqësojë veten në gjyq

Brenton Tarrant, një supermacist i bardhë australian, i cili në historinë moderne kreu masakrën më të rëndë në Zelandë të Re, më 24 gusht do të dënohet për vrasje dhe terrorizëm.

Sulmuesi i xhamisë në vitin 2019 në Christchurch të Zelandës së Re ka shkarkuar avokatët e tij dhe ka zgjedhur të përfaqësojë veten muajin e ardhshëm në gjyq.

Radio New Zealand raportoi se Brenton Tarrant, një supermacist i bardhë australian, i cili në historinë moderne kreu masakrën më të rëndë në Zelandë të Re, më 24 gusht do të dënohet për vrasje dhe terrorizëm.

Avokatët e tij, Shane Tait dhe Jonathan Hudson, kanë tërhequr aplikimin e tyre me kërkesë të klientit të tyre.

Më 15 mars të vitit 2019, Tarrant vrau 51 mulsimanë në xhaminë Al Noor dhe në Qendrën Islamike Linwood gjatë faljes së namazit të xhumasë.

Ai tashmë ka pranuar fajësinë për 51 akuza për vrasje, 40 për vrasje në tentativë dhe një për terrorizëm.

Incidenti terrorist lëshoi valë tronditëse në të gjithë botën, me kryeministren Jacinda Ardern që solli ligje për të vështirësuar qasjen në armë zjarri në Zelandë të Re.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet