Tensionohet situata: Përleshje mes PSD-së dhe Policisë së Kosovës pas aksionit te Qeveria

Partia Socialdemokrate ka mbajtur një aksion para objektit të qeverisë së Kosovës.

Aty kanë shkruar parullën “Krejt dhe Drejt” është baras me “I gjithë pushteti është i sovjetëve”.

Të njëjtën parullë, aktivistët e PSD-së kanë tentuar që ta shkruajnë edhe në objektin e Kuvendit por janë ndaluar nga Policia e Kosovës.

Pas kësaj raportohet se aty ka pasur edhe një përleshje.

Pas aksionit të sotëm, Molliqaj ka mbajtur një fjalim me ç’rast ka thënë se përmes “Krejt dhe drejt” duket diçka e re përkundër të vjetrës, por sipas tij ky është veç lexim në sipërfaqe.

“Jo veç s’është e reja, në kuptimin e mendësisë është e vjetër. I gjithë pushteti i sovjetëve, nuk është që dallon shumë me këtë sot këtu. Në Rusi një shekull më herët pas rënies së saj në shkurt 1917 bolshevikët dhe liberalët kishte lindur kjo parullë, sepse sovjetët kërkonin të gjithë pushteti të bartet te parti”, tha Molliqaj, shkruan Reporteri.net.

Ai tha se “Krejt dhe drejt” është një mendësi e vjetër që i gjithë pushteti të koncetrohet në një parti.

Kategoritë
LajmeVendi