Tensione tek United, përleshen Pogba e Lukaku

Romelu Lukaku dhe Paul Pogba u përfshinë në një zënkë të vogël, pas fitores së Manchester Unitedit kundër Southamptonit, me rezultatin 3-2.

Keqkuptimi ndodhi për shkak të penalltisë që mesfushori francez e humbi në minutat shtesë të lojës.

Pogba, i cili i gjuan gjithmonë penalltitë për “Djajtë e kuq”, insistoi që ta bëjë këtë gjë edhe në atë ndeshje, edhe pse Lukaku kishte mundësinë për të shënuar tripletë.

Sipas të përditshmes angleze “The Sun”, Lukaku ishte zemëruar me francezin, pasi besonte se ai e kishte ndihmuar Pogbanë gjatë kohës që trajner kishte qenë Jose Mourinho.

Për këtë arsye, ai mendonte se e meritonte që Pogba t’ia jepte mundësinë për ta gjuajtur penalltinë.

Trajneri Ole Gunnar Solskjaer u detyrua të ndërhyjë mes dy lojtarëve për ta qetësuar gjendjen në dhomat e zhveshjes.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet