Temperaturat disa gradë nën zero, shqiptari liron dy hotelet e tij për të pastrehët

Temperaturat e ulëta disa gradë nën zero kanë përfshirë thuajse të gjithë Evropën, ndërkohë që më i vështirë është për të pastrehët.

Nazmi Aruqi, një biznesmen kosovar me bazë në Gjermani  është njeriu më i përfolur për momentin. Ai ka vendosur që dy hotelet e tij në Frankfurt t’i vendosë në dispozicion të të pastrehëve në këto ditë të ftohta.

Në një intervistë, Aruqi ka thënë se kur ka mbërritur për herë të parë në Gjermani ka fjetur thuajse dy javë në rrugë pas ushqim dhe pa strehim. Ka qenë e shkuara e tij e vështirë, që e ka bërë të vlerësojë këtë realitet dhe t’i sugjerojë kryetarit të të komunës këtë ide.

Shtetasi kosovar ka njoftuar në Facebook, ku ka marrë rreth 6 mijë shpërndarje dhe mbështetjen e mediave gjermane.

Atë ditë isha me familjen duke shëtitur, dhe kur pashë të pastrehët mu kujtua koha ime kur kam ardhë këtu në Gjermani si një i pastrehë. Atëherë më lindi ideja që në këtë ditë dimri ti strehoja në hotel. Unë mora në telefon kryetarin e komunës dhe ia propozova këtë ide, bëmë lajmërimin në Facebook dhe 6 mijë njerëz e ndanë menjëherë. Aty më pas me erdhën dhe mediat gjermane“, ka thënë ai në një intervistë.

Prej një jave Nazmiu në hotelet e tij nuk pret pushues, përkundrazi ai ka vendosur që biznesin e tij të lë në dispozicion të atyre njerëzve që janë harruar shoqëria, pra endacakët. Me disa prej të pastrehëve Nazmi është lidhur aq shumë sa ka vendosur tu ndryshojë jetën, duke i siguruar shtëpi dhe punë.

 

Kategoritë
BotaLajme