Të vetmit përfaqësues të huaj që e nderojnë luftën dhe dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) janë ata të Turqisë

Padyshim Republika e Turqisë ishte një ndër shtetet kryesore në insistimin e saj për intervenim të NATO-s në Kosovë dhe në ndihmë të popullit kosovar e cila vuri në lëvizje çdo instancë të mundur në shërbim të zërit të viktimave nga Kosova. Edhe pas 20 vite çlirim nga okupatori qindvjeçar, angazhimi i Turqisë për ndihmë ndaj popullit kosovar vazhdon ende dhe është e padiskutueshëm, kurse respekti ndaj dëshmorëve të luftës për çlirimin e Kosovës është e parezervë, – shkruan Gazeta e Re.

Kjo duket qartë edhe në ditët speciale ku përkujtohen dëshmorët e kombit në të cilat nuk mungojnë edhe përfaqësuesit e Republikës së Turqisë në Kosovë, ata marrin vendin e tyre në rreshtin e parë të protokollit, ku në shumicën e rasteve edhe ngelin të vetmit përfaqësues të huaj që marrin pjesë në kësi soj manifestime përkujtimore.

Kështu më 5 Mars të vitit kaluar, në kuadër të manifestimit të përgjithshëm për “Epopenë e UÇK-së”, e organizuar nga Forcat e sigurisë se Kosovës, në mesin e mysafirëve ishte edhe ambasadorja e atëhershme e Republikës së Turqisë në Kosovë, Kıvılcım Kılıç, ku u vërejt mungesa e ambasadorëve të shteteve evropiane dhe atij të ShBA-së.

Po ashtu Kılıç së bashku me delegacionin e ambasadës bënë homazhe në nderim të veprës heroike të Komandantit Legjendar, Adem Jashari dhe familjes së tij.

Madje Kılıç kishte vizituar disa herë familjen Jashari.

Në anën tjetër edhe Ambasadori i ri i Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar, së fundmi për nder të festës së Fitër Bajramit, ka realizuar homazhe në Kompleksin Memorial ‘Adem Jashari” në Prekaz të Drenicës, ngjarja qe gjeti nje interesim amsiv ne mediat kosovare ku shumica e potaleve dhe gazetave dolën me titullin: “Atë që nuk e bënë liderët e Kosovës sot, e bëri ambasadori i Turqisë”

Ai ka bërë homazhe tek varret e dëshmoreve si dhe ka takuar anëtarët e familjes Jashari.

Ambasadori turk në kullën e Jasharëve është pritur nga përfaqësuesi i familjes Murat Jashari, i cili e ka uruar “për mundin dhe rrugën e marrë për t’i nderuar dhe uruar ata për festën e Fitër Bajramit.”

Jashari e kishte falënderuar ambasadorin turk për vizitën si dhe kishte shprehur mirënjohje që e ndajnë bashkë dhimbjen dhe krenarinë për familjen e komandantit Adem Jashari.

Gjatë vizitës, Sakar kishte thënë se sakrifikimi me jetë i familjes Jashari, kthehu sytë drejtë Kosovës.

“Ne kujtojmë sakrificën dhe luftën e lavdishme të Komandantit Legjendar Adem Jashari, ku rënia e tij dhe e gjithë familjes drejtoi sytë e gjithë botës në Kosovë”, kishte theksuar ambasadori turk, Çağrı Sakar.

Ndryshe, Sakar ishte i vetmi ambasador i huaj në ceremoninë përkujtimor për 20 vjetorin e Masakrës së Dubravës e cila u mbajt me 23 Maj të këtij viti.

Në anën tjetër, shpesh mospjesëmarrja e ambasadorëve të “Quintit” ne manifestimet përkujtimore të UÇK-së ka shkaktuar polemika nëpër rrjete sociale.

Vlen të ceket se përfaqësuesit e lartë ndërkombëtarë nuk kishin marrë pjesë as në homazhet tek kompleksi e Memorialit “Adem Jashari” në Prekaz të Drenicës, që ishte organizuara për nder të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Edhe në vitet e kaluara, nuk është raportuar se ndonjëri nga këta ambasadorë kane vizituar Prekazin.

Po, pse ambasadorët e Quintit dhe zyrtarët e BE-së në Kosovë janë distancuar nga UÇK-ja?

Ka shumë arsyeje të ndryshme, por ajo që theksohet më së shumti është se UÇK-ja në syrin e BE-së nuk ka një status korrekt, shpesh në Bruksel UÇK-ja është përmendur si një grup ilegal. Po ashtu edhe OKB-ja ka një qëndrim neutral ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Qëndrime të tilla përveç ambasadorëve kanë edhe zyrtarët e organizatave ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë. /Gazetaere.com/

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreTema e DitësVendi

Të ngjajshmet