Të rinjtë të papërfaqësuar në institucione, të organizuar vetëm në OJQ e parti

Instituti SINK ka mbajtur konferencën “Vlerësimi i zbatueshmërisë së legjislacionit për rini në nivel komunal”.

Aty i tha se të rinjtë në Kosovë, nuk përfaqësohen mjaftueshëm dhe se ata kryesisht janë të organizuar përmes forumeve rinore e atyre politike.

Besa Luzha nga Fondacioni Friedrich Ebert (FES), ka thënë se krahasuar me vendet e tjera të rinjtë në Kosovë nuk janë mirë të organizuar.

Sipas saj, në Shqipëri pjesëmarrja e të rinjve është e organizuar në grupe komunale apo qeveritare.

“Kur i kemi krahasuar legjislacionin me vendet e tjera e kemi parë që në Shqipëri aty që në mënyrë me konkrete është pjesëmarrja e rinisë në grupe qeveritar dhe në atë komunal”.

“Themelimi i grupit jo formal është një hap për atë drejtim. Rinia në Kosovës është organizuar në forumet rinore të partive dhe është një lloj margjinalizimi”.

Shkumbin Beqiri nga Instituti SINK, tha se komuna nuk po zbatojnë ligjet për të rinjtë. Sipas tij, sektori i rinisë nuk ka kapacitete për tu përballuar me nevojat, raporton EO.

“Mundësitë që i kanë të rinjtë përmes procesit zgjedhor me kanë pjesë përbërëse të strukturave politike është shumë e vogël dhe kjo bëhet vetëm përmes mbështetje të caktuar. Sektori i rinisë nuk ka kapacitete për tu përballuar me nevojat”.

“Komunat punojnë dobët, dhe nuk e zbatojnë ligjin. Komunat duhet të kenë programe që të avancojnë shoqërinë civile, dhe nuk është i mjaftueshëm vetëm punësimi, por edhe investimi profesionale për të përforcuar mirë”.

Deputeti i VV-së Agon Batusha, tha se edhe pse komunat kanë kapacitet dhe zyrtar për rini, ata përfaqësojnë interesat partiake dhe nuk merren me çështje të rinisë.

“Trupa votuese kanë ditur me i zgjedh të rinjtë për përfaqësim të tyre ca dhe kanë dhënë një mesazh dhe trupe elektorale po i dëshiron përfaqësues të ri”.

“Po shpresojë se 26 deputetët e rinj e kanë vullnetin mu marr me politika rinore. Komunat kanë kapacitete sipas Ligjit dhe e kanë zyrtarin për rini, por ata kanë libreza partiake dhe nuk kanë fare lidhje”.

Vedat Jashari nga ministri e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve tha se Ligji për fuqizim dhe pjesëmarrje të rinisë e ka qëllim fuqizimin e të rinjve, raporton EO.

“Ligji rregullon katër shtylla kryesore të rinisë dhe kanë ndikuar mjaft mirë që rinia të jetë e afirmuar në Kosovë”.

“Ligji për fuqizim dhe pjesëmarrje të rinisë e ka qëllim fuqizimin e të rinjve kur ofrohen mundësi që këta të kthehen në agjent të ndryshimit aty ku jetojnë dhe veprojnë”.

Kategoritë
LajmeVendi