“Të mos dështojmë si shtet për së dyti herë”

Shkruan Beni Kizolli

Konflikti i brendshëm në Siri, para se gjithash nuk ishte fetarë, ishte vështirë ta kuptojmë në atë kohë, por është e lehtë ta pranojmë në këtë kohë.

Përfaqësuesit e institucioneve tona në fillim hynë në vallen e melodisë së interesave strategjike globale dhe për ta kjo aventurë ishte joshëse. Madje shkuan deri në atë nivel sa që opozitën e krahasuan me UÇK-në.

Numri i njohur tani më për opinionin nuk udhëtoi brenda një nate, madje ata shkuan nën shoqërimin e debateve me diskurs injoruese dhe mendësi paragjykuese. Ishte periudha kur shumë herë njeriu i bënte pyetje vetes “Në këtë shtet: Unë çka jam?!”.

A ju kujtohet, disa pohuan se jeni “arab”, disa të tjerë “të mbeturat otomane”, madje edhe kryeministri aktual tha “flliqtina”.

A ju kujtohet një prind nga Komuna e Ferizajt në një paraqitje kërkonte llogari për ikjen/depërtimin e djalit të tij edhe pas asaj që si prind e kishte shqyer pasaportën.

Po u ndalëm dhe i renditëm faktorët, janë të shumtë, por në krye të fajtorëve mbeten vet institucionet vendore. Ata para se të jenë anëtarë fë ndonjë bashkësie apo komuniteti, ishin dhe janë qytetarë të Republikës së Kosovës, të cilët ju nënshtruan arsimit të dështuar, u trajtuan nga drejtësia diskriminues dhe u etiketuan nga “elita” inferiore.

Për këtë dje për “hatër” dështuam si institucione, dhe në histori e lamë një njollë. Tani nuk duhet të gjykojmë e të paragjykojmë për ‘hatër” sepse do të mallkohemi.

Për të mos u ndalur në statistika, sepse bie sikur i arsyetojmë e i gjykojmë vendimet e të tjerëve.

Ftojmë që t’i ndjekim hapat e vendeve perëndimore për qasjen dhe trajtimin e pjesëmarrësve në luftë dhe familjarëve të tyre.

Besojmë, se nëse arrijmë të dëshmojmë si institucione, se kemi e brengë dhe se do të përkushtohemi që të përfitojmë çdo zemër nga të kthyerit duke i integruar në shoqëri dhe duke i mundësuar barazi në mundësi brenda shoqërisë pavarësisht bindjeve të tyre, që ne i vlerësojmë si të përkohshme, mund të shpëtojmë nga dështimi për së dyti herë


Vërejtje: Qëndrimet e autorëve nga kjo rubrikë, nuk domethënë që përfaqësojnë në mënyrë automatike edhe qëndrimet e redaksisë. Megjithatë, njohja e këtyre qëndrimeve është në interes të lexuesve, prandaj edhe publikimi i tyre. Për rrjedhojë autorët mbajnë përgjegjësi të plotë për sa u përket qëndrimeve rreth çështjeve të shtjelluara në fjalë.

Kategoritë
OPINIONEOpinione - Ballina

Të ngjajshmet