Të mbledhur rreth idesë për ruajtjen e gjuhës e trashëgimisë kujtojnë atdheun

Qyteti Hamiltonit shtrihet në Jug të Provincës Ontario konkretisht në Jug të qytetit Toronto e në Perëndim të Ujevarës Niagara me një sipërfaqe 1138 KM katror. Në këtë qytet jetojnë një numër i madh i familjeve shqiptare, të cilat për një jetë më të mirë këtu janë vendosur nëpër vite.  Një grup mërgimtarësh, në këtë qytet në vitin 2008 morën nismën për themelimin e Shoqatës së Shqiptarëve në këtë qytet ndërsa qëllim u vonë vetes: ruajtjes dhe kultivimit të gjuhës shqipe,  ruajtjes dhe kultivimit të trashëgimisë kulturore, hapjes së klasave shkollore në gjuhën shqipe, dhe organizimi i aktiviteteve kulturore e sportive sidomos për gjeneratën e re.

3

Hapja e paraleleve te gjuhës shqipe etj. Pas një pune  të gjatë  me 28 nëntor të vitit 2010 në mbrëmjen e organizuar nga këshilli për themelimin  e Shoqatës u shpall e formuar Shoqata Shqiptare e Hamiltonit. Këshilli nismëtarë vazhdoi punën deri në Kuvendin e parë që u mbajt në Prill të vitit 2011.

Që nga ajo ditë janë mbajtur tri  Kuvende zgjedhore dhe janë organizuar shumë aktivitete në shënim të datave të rëndësishme të shqiptarëve. Një aktivitete i veçantë i kësaj Shoqate është Pikniku familjar që organizohet në muajin, ndërsa janë organizuar edhe shumë turne sportive dhe aktivitete kulturore, promovime librash të autorëve nga Kosova e Shqipëria.  Kryetari i kësaj Shoqate Refki Sertolli, kryetar i kësaj Shoqate thotë për Gazetaere se gjithashtu organizohen edhe takime me deputet kanadez të qytetit, të provincës e më gjërë. “Si suksese më të mëdha të Shoqatës sonë mund të veçoj , këto aktivitete organizimin madhështor të shënimit të  100 vjetorit të shpalljes se pavarësisë së Shqipërisë dhe suksesin e gtë rinjve shqiptar të qytetit tonë të cilët janë fitues të trefishtë  të kupës në turneun tradicional të Kanadasë në futboll (për shqiptarë). Si sukses veçoj  mbledhjen e numrit më të madh deri më sot të shqiptarëve në një aktivitet. Në shënimin e ditës së pavarësisë së Shqipërisë vitin e kaluar, në aktivitetin tonë  kemi arritur numrin më të madh deri më sot në historinë e shoqatave si motra në Kanada  me c’rast në një vend mblodhëm më shumë se 1000 mërgimtarë” tha Sertolli për gazeta e re.
12Kjo Shoqatë gjatë vitit ka të regjistruar 160 familje. Shoqata e ka mirë të organizuar edhe grupin e valleve të vajzave “Fluturat”, fëmijë shqiptarë të lindur në Kanada që kanë moshën nga 5 deri në 15 vjet. Në cdo mbrëmje festive recitojnë poezi edhe anëtarët e grupit të recitatorëve, që synohet të shndërrohet në një trupë të vogël teatror. Objektivi kryesor i Shoqatës nëpër vite është  blerja e një objektit për shoqatën.  “të gjitha objektivat që ia kemi parashtruar vetes në para formimit të shoqatës  sonë janë realizuar në përpikëri, Festimi i datave historike, mbajtja e turneve sportive (futboll, basketboll, volejboll e shah), hapja e paraleleve ne gjuhen shqipe ( kemi tri klasa në gjuhën shqipe në dy lokacione), takimet me deputetit vendas e ata të qendrës, takime të rregullta me shoqatat si motra që veprojnë në Provincen Ontario, me ambasadën e Republikës së Kosovës dhe të republikës së Shqipërisë dhe në kemi arritur që ta blejmë edhe objektin për shoqatën, pjesën veri -lindore të qytetit që ka një sipërfaqe rreth 1300 metër katrorë. Kjo shtëpi e shqiptarëve do rinovohet gjatë muajit tetor e në mes të nëntorit, në 6 vjetorin e themelimit të shoqatës sonë, do bëhet hapja solemne e saj” tha për Gazetaere, kryetari i Shoqatës së shqiptare të Hamiltonit. Ai gjithashtu njofton se të gjithë ata që dëshirojnë të dinë më shumë për këtë shoqatë mund ta vizitojnë faqen e shoqatës në FCB, HAMILTON ALBANIANS.

/Gazetaere.com/

96 74

Kategoritë
DIASPORA

Të ngjajshmet