Të gjithë kërkojnë drejtësi për gratë e vrara, madje edhe fëmijët e njërës prej tyre

Në temperatura të larta edhe pse fëmijë, marshuan rrugëve të Gjakovës për të kërkuar drejtësi për nënën dhe motrën e tyre.

Kështu familjarë të Valbona Markut dhe të bijës se saj, Klara, tashmë të ndjera, ngase i vrau bashkëshorti qe ishte edhe babai i Klarës, kërkuan drejtësi dhe ndëshkim për vrasësin por edhe për ata që nuk parandaluan krimin.

Gjakova ishte në lotë të premten, kur gra e burra marshuan për drejtësi, për gratë e vajzat e vrara viteve të fundit nga gjinia mashkullore, numri i të cilave tashmë është 101.

Vëllai i të ndjerës, Valbonës, Shkëlzen Marku duke treguar se motra e tij ishte keqtrajtuar nga burri i saj që 16 vite.

Sipas tij, reagimi i Policisë së Kosovës ka qenë zero, ndonëse çdo gjë ka qenë e paralajmëruar.

“Çdo gjë ka qenë e paralajmëruar…çdo gjë është gënjeshtër atë që e thonë ata, pikërisht unë s’të ditë kam kërkuar realisht mbrojtje kam qëndruar katër orë, reagimi i tyre ka qenë zero, kanë thënë se nuk janë prova të mjaftueshme, e kemi paralajmëruar se personi ka armë në makinë, kurrë  nuk ka udhëtuar pa kallash qeky është shteti qe e kemi, kanë thënë do marrim masa, pastaj kanë thënë se nuk ka dal në telefon domethënë kjo është krejt ajo çka shteti ka mundur të bëjë me thirr në telefon”, u shpreh ai.

Dënimin maksimal për vrasësin e  Valbonës dhe vajzës së saj e kërkoi edhe ish presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga e cila tha se institucionet e Kosovës  kanë dështuar të ofrojnë një ambient të sigurt për jetës në Kosovë.

Sipas saj, Pjetër Nrecaj i cila vrau bashkëshorten dhe vajzën e tij iu shtuan numrit të burrave vrasës në mungesë  të reagimit me kohë të Policisë.

“Duke na ballafaquar me realitetin e hidhur që gratë po jetojnë në Kosovë, duke dëshmuar edhe njëherë dështimin tonë si institucione, si shoqëri dhe si individë na krijimin e një ambienti të sigurt për gratë për nënat dhe motrat tona. Pjetër Nrecaj iu shtua numrit te burrave vrasës që në mungesë të reagimi me kohë nga organet përkatëse dhe të masave ndëshkuese nuk hezitojnë për te ndëshkuar dhunë  që sistematikisht kishte ushtuar mbi familjen e tij, mbi gruan dhe fëmijët e tij. Kriminaliteti i Pjetër Nrecaj dhe i burra e te tjerë që mbysin gratë mundësohet nga një sistem i tërë që i ka rrënjët në pabarazinë dhe diskriminim i  një sistemi që është i paaftë dhe i pa përkushtuar për të adresuar seriozisht shqetësimet, kërcënimet, paralajmërimet e shumta të grave për dhunën që atyre u nënshtrohet “,  ka deklaruar Jahjaga.

Jahjaga tutje ka kërkuar të dijë se edhe sa jetë dhe thirrje të humbura duhet të bëhet që institucionet tona të marrin përgjegjësinë për këto krime.

Ajo po ashtu tha se duhet një qëndrim institucional i qëndrueshëm për të ndërmarr masa që dhuna të familje mos të vë vend në shoqërinë tonë dhe të mos kemi viktima tjera, kurse abuzuesit të marrin ndëshkimin e merituar.

Deputetja  e parlamentit të Kosovës, Mimoza Kusari Lila iu ka drejtuar zyrtarëve të shtetit të cilët, sipas saj, i kanë lidhjet e forta duke iu thënë se ky rast duhet t’i shkund nga karriget  e tyre, e ata që janë në pushet të vazhdojnë ashtu siç tha ajo të “zgërdhihen”.

Lila po ashtu ka kërkuar që ata që e lejuan këtë krim të ndodh të vihen para drejtësisë.

“Ata të cilët indirekt e lanë këtë krim të ndodh duhet të vihen para drejtësisë. Nuk mundet të shkoj edhe një krim i dyfishtë, një vrasje e dyfishtë pa pasoja. Le të dalin dhe te tregojnë se po ndërmarrin masa por duhet t’i vihet emër dhe mbiemër pse Pjetëri ishte i lirë atë ditë për pese orë, pse ndodhi krimi, pse nuk u parandalua, pse gratë tjera që thirrin për ndihmë në familje hasin në anën tjetër tek zyrtarë që zgërdhihen edhe  një rast i dhunës në familje, nuk është dhuna ne familje për zgërdhirje”, ka deklaruar ajo.

Kryetarja e bordit të Rrjetit të Grave të Kosovës, Ariana Qosaj Mustafa u shpreh se Policia dhe Prokuroria e Kosovës kanë gjak në duart e tyre pas kësaj vrasje.

Ajo po ashtu kërkoi burgim të përjetshëm për kryesit e vrasjës së Valbonës dhe vajzës së saj.

“Na  besojmë që Policia dhe Prokuroria e cila nuk ka vepruar në këtë rast ka përgjegjësinë direkte kanë gjak në duart e tyre dhe kërkojmë që të ketë llogari, që të këtë shkarkim. Sot kërkojmë bashkë me ju që  prokuroria të mos jep arsyetime, mos të flitet ne aktakuzë që ka shkua me pajtua se pajtimi nuk shkon me kallashnikov, pajtimi është ndryshe edhe mos të na japin arsyetime të kota… Ne duam burgim të përjetshëm dhe dënim adekuat  kjo është vrasje e rëndë, kjo është vrasje me paramendim  dhe kjo është vrasje qe duhet ta ketë dënimin e merituar”, tha Mustafa.

E pranishme në këtë marsh protestues ishte edhe deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu e cila tha se dënimin meritor duhet ta marrin ata që janë të përfshirë në vrasjen e Valbona Marku dhe vajzës se saj, Klarës.

Marshi filloi te parku i qyteti të Gjakovës, deri te “Çarshia e Vogël” e përfundoi te Stacioni i Policisë.

Aty u vendosën parullat ku protestuesit i mbajtën në duar “Boll më”, “Martesa nuk është dënim me vdekje”, “Edhe sa” e të ngjashme

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi

Të ngjajshmet