Të enjten protestojnë banorët e Krushës pas uljes së dënimit të Darko Tasiq

Banorët e Krushës së Madhe dhe të Vogël, nesër do të protestojnë para Pallatit të Drejtësisë në Prishtinë, si shenjë revolte të uljes së dënimit ndaj kriminelit serb Darko Tasiq.

Kjo protestë sipas organizatorëve vjen me thirrjen “Duam Drejtësi”.

“Kjo, për arsye të uljes përgjysmë të dënimit ndaj kriminelit serb Darko Tasiq njëri nga kriminelët e luftës, përgjegjës për vrasjen, djegien dhe hedhjen në lumin Drini i Dardhë të familjarëve tanë të cilët ishin mbledhur nëpër fshat dhe me kamion ishin dërguar tek lumi Dri në Krushë të Vogël”, thuhet në njoftim.

Nisja do të bëhet në ora 09:00 tek rrethi me autobus dhe me makina private.

Protesta do të nis në orën 11:00.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi