Të ardhurat e naftës të Rusisë zvogëlohen për 35 për qind

Sipas të dhënave të Shërbimit Federal Doganor të Rusisë, vëllimi i eksportit të naftës në vend në 6 muajt e parë të vitit në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2019 u zvogëlua për 2,6 për qind duke arritur në 125 milionë tonë.

Të ardhurat e Rusisë nga eksporti i naftës ranë në 39 miliardë dollarë duke u ulur për 34,8 për qind në periudhën janar-qershor në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të Shërbimit Federal Doganor të Rusisë, vëllimi i eksportit të naftës në vend në 6 muajt e parë të vitit në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2019 u zvogëlua për 2,6 për qind duke arritur në 125 milionë tonë. Në periudhën në fjalë edhe të ardhurat nga eksporti i naftës ranë në 39 miliardë dollarë me një ulje prej 34,8 për qind.

Të ardhurat e vendit nga eksporti i naftës edhe vitin e kaluar në krahasim me një vitë më parë kishin shënuar ulje për 6 për qind duke arritur në 121 miliardë dollarë.

Eksporti i naftës dhe gazit natyror përbëjnë rreth 40 për qind të buxhetit federal të Rusisë.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet