Tarifa ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnjës, popullorçe ish thënë; “pik e pes”

Shkruan Sylejman Çerkezi*

Tarifa ndaj mallrave të Sërbisë dhe Bosnës si akt dhe vendim idhnak, po dëshmohet dita ditës se ka pasoja shumë dimensionale, si në raport të politikës së brendshme po ashtu edhe asaj ndërkombëtare. U lëvizën shumë gurë edhe nga polet politike, edhe nga udhëheqësit institucional në Kosovë, dhe në Shqipëri për një koherencë mendimi dhe qëndrimi. Rezultati? Popullorçe ish thënë; “pik e pes”. Për të mos mjaftuar kjo u përballëm me qëndrime unike edhe nga partnerët tanë që jemi lodhur duke i konsideruar si strategjik.

Në fakt tarifa është vetëm shkaku, ku pas saj janë bisedimet dhe qëndrimet gjeorajonale dhe ndërkombëtare të vijës ndërmjet lindjes dhe perëndimit ose më mirë të them, vijës së forcave ndikuese SHBA – Rusi. Duke parë nga ky këndvështrim na del se tarifa është pengesë e brendshme për lojtarët e jashtëm.

Presidenti me projektin e tij të bujshëm por, më shumë të mjegullt, po duket se e ka gatu kulaçin e zgjedhjeve t parakohshme.

Ndër dhuntitë e Thaçit është diversioni publik. Vazhdimisht kur i has “sharra n gozhd” hedh ndonjë çështjë t paqenë prej offside. Isa Mustafën e rrëzoi demarkacioni. Ramush Haradinajn do me e rrëzu tarifa. Të shohim cila do të jetë sfida e qeverisë së ardhshme, por “çdo e keqe e ka një të mirë”.
Shumë subjekte politike e kanë kuptuar tashmë shumë qartë, se nuk mjafton pozicionimi por edhe kristalizimi i qëndrimeve si nga mazhoranca por edhe nga opozita.

Temat e nxehta e që përcaktojnë të ardhmen e brezave të ardhshëm kanë lënë në hije temat që do të duhej të merrnin vëmendjen e publikut.

P.sh; buxheti po e han vetveten sepse më shumë kemi shpenzime sesa të hyra e kjo qeveri ka dëshmuar se edhe rezervat po i han.

Andaj, sa më shpejt në zgjedhje pavarësisht kalkulimeve partiake aq më mirë për të mirën e vendit, shtetit dhe qytetarëve.

Apo nuk mund të shkojmë në zgjedhje pa u privatizuar edhe posttelekomi nga Ramushi me shokë?


*Sylejman Çerkezi, kryetar i Lëvizjes për Drejtësi


Vërejtje: Qëndrimet e autorëve nga kjo rubrikë, nuk domethënë që përfaqësojnë në mënyrë automatike edhe qëndrimet e redaksisë. Megjithatë, njohja e këtyre qëndrimeve është në interes të lexuesve, prandaj edhe publikimi i tyre. Për rrjedhojë autorët mbajnë përgjegjësi të plotë për sa u përket qëndrimeve rreth çështjeve të shtjelluara në fjalë.

Kategoritë
OPINIONEOpinione - Ballina

Të ngjajshmet