Taksa 100%, ShBA-të mbajnë haptas anën e Serbisë

Si ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott edhe ai në Prishtinë, Philip Kossnet janë shprehur haptas kundër vendimit të Qeverisë së Kosovës për taksë 100 për qind për produktet nga Serbia, të cilët kanë dalë ashpër kundër këtij vendimi madje duke ‘kërcënuar’ me prishjen e marrëdhënieve.

Kossnett disa herë është shprehur se kjo taksë nuk siguron normalizimin e marrëdhënieve mes të dyja vendeve.

Sipas ShBA-së, masat tarifore janë marrë pa asnjë konsultim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Ndryshe, letra e dërguar para disa jave Qeverisë së Kosovës nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare dhe departamentit të SHBA-së, paraqet mjaft qartë pozicioni lidhur me çështjen e taksës së vendosur nga qeveria kosovare.

Edhe pse politikanet e vendit këtë letër ende vazhdojnë të konsiderojnë si një paralajmërim, pikat e mëposhtëm më shumë anojnë ndaj një ‘kërcënimi’ për qeverinë Haradianj.

Qëndrimi i prerë i administratës amerikanë është përmbledhur në tetë pika kryesore, të cilat janë:

  1. “Masat tarifore janë marrë pa asnjë konsultim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.
  2. “Shprehim zhgënjimin e thellë që pas letrës së Presidentit Trump drejtuar Presidentit Thaçi, jo vetëm që nuk ka pasur reflektim pozitiv nga ana e Qeverisë së Kosovës, por janë shtuar produktet të cilat i nënshtrohen tarifës“.
  3. “Kërkojmë pezullimin e menjëhershëm të tarifës. E njëjta tarifë mund të rivendoset në rast se dështon marrëveshja me Serbinë“.
  4. “Mbështetja e SHBA-ve për Kosovën nuk është e pakushtëzuar. Kosova për momentin e mbart barrën e rrezikimit të dështimit të dialogut“.
  5. “Nëse tarifa nuk suspendohet urgjentisht, SHBA-të do të suspendojnë asistencën në fushën e sigurisë, pra mbështetjen për FSK“.
  6. “Suksesi dhe arritja e marrëveshjes nuk ndërlidhen me rolin e znj. Federica Mogherini dhe BE-në. Arritja e marrëveshjes është interes strategjik i SHBA-ve, prandaj është e papranueshme për ne vënia në pikëpyetje e këtij qëllimi strategjik nga ana e veprimeve të papergjegjshme të liderëve kosovarë”.
  7. “Në rast se marrëveshja dështon për shkak të Kosovës, barrën e përgjegjësisë dhe pasojat do t’i mbartë vetë Kosova dhe individët përgjegjës për këtë dështim“.
  8. “Kosova me sjelljet e saja të papërgjegjshme po e rrezikon seriozisht miqësinë me SHBA-të”.

Ndryshe, ambasadori i SHBA-së në Serbi, Kyle Scott, ka deklaruar se taksa e Kosovës 100 për qind për mallrat e Serbisë e të Bosnjë e Hercegovinës është diskriminuese, transmeton Koha.net.

Ai ka thënë se ajo që vlen për qytetarët shqiptarë në Kosovë, duhet të vlejë për pjesëtarët e bashkësive të tjera etnike.

Pos SHBA-ve, heqjen e taksës e kanë kërkuar edhe dy vendet e fuqishme evropiane, Gjermania dhe Franca.

Dy ambasadorët e këtyre dy shteteve në Beograd kanë thënë se taksa duhet të hiqet sa më shpejt të jetë e mundur. /Gazetaere.com/

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet