Tahiri: Nëse varemi nga Lista Serbe, unë nuk do ta votoj demarkacionin

Shtohen zërat kundërshtues kundër votimit të demarkacionit.

Deputeti i AKR-së Labinot Tahiri është shprehur kundër idesë që çdoherë për vendime të rëndësishme Kuvendi i Kosovës të varet nga Lista Serbe dhe u ka bërë thirrje partive shqiptare që të bëhen bashkë për ta kaluar demarkacionin.

“Nëse varemi vetëm nga Lista Serbe për t’i bërë 80 vota, unë nuk e votoj demarkacionin, por nëse ne shqiptarët e bëjmë shumicën, atëherë unë do ta votoj demarkacionin”, tha Tahiri.

Ai e ka lutur Vetëvendosjen dhe grupin e pavarur parlamentar, që ta ndihmojnë edhe kësaj radhe kryeministrin Ramush Haradinaj për të votuar demarkacionin.

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet