Tahir Batatina kërkon që sa më shpejt të përfundojnë punimet në stadiumin “Zahir Pajaziti”

Tahir Batatina, trajneri i Llapit në postimin e tij të fundit, ka shprehur brengat për punët në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’.

Batatina shkruan për ngecje në punimet e stadiumit ‘Zahir Pajaziti’, punime këto që janë dashur të përfundojnë një vit më parë.

Gjithashtu ai ka kërkuar nga ushtruesi i detyrës së kryetarit, Nexhmi Rudari të marrë seriozisht këtë kërkesë që punimet të vazhdojnë dhe investimet të mos ndalen.

Reagimi i plotë i Batatinës:

Të dashur qytetarë llapjanë dhe ju “LEGJENDA”

Po shfaq brengën time për ngecjen e punimeve në stadiumin e qytetit ‘Zahir Pajaziti’, projekti dhe plani dinamik për përfundimin e të cilit ka qenë në vitin që lamë pas – 2019.

Dua të shfaq brengën time pasi ne donatorët e klubit jemi duke financuar qindra e mijëra euro në skuadër për çdo vit dhe investimet do të vazhdojnë edhe vitin e ardhshëm, andaj kërkoj që MKRS-ja dhe Kuvendi Komunal të merren seriozisht që të përfundojë stadiumi i qytetit dhe sezonin e ri 2020/21 ta nisim me stadium të kompletuar.

Kërkoj nga Kryetari i komunës, z. Nexhmi Rudari ta marrë seriozisht këtë kërkesë që punimet të vazhdojnë dhe investimet të mos ndalen që ta kompletojmë stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ dhe infrastrukturën përcjellëse të tij.

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet