Syla: Anëtarët e PDK-së po e mbështesin Selimin, por jo edhe të VV-së Thaçin e Veselin

Publicisti Valon Syla, ka deklaruar se anëtarët e Partisë Demokratike të Kosovës po e mbështesin dhe nuk po e ndajnë Rexhep Selimin nga UÇK-ja, mirëpo një veprim të tillë thotë se nuk po e vëren nga Lëvizja Vetëvendosje.

Syla ka shkruar se Selimi po mbështet nga anëtarët e PDK-së dhe nuk po ndahet nga të tjerët e UÇK-së që akuzohen nga Specialja në Hagë, kurse nuk ka parë asnjë të Vetëvendosjes që po e mbështet Thaçin e Veselin.

Ai thotë se përkundrazi VV po thirrët në çlirim dhe po kërkon unitet.

Postimi i plotë:

Po i shoh antarët e PDK qe po mbeshtesin Rexhep Selimin, dhe nuk po e ndajne nga te tjeret e UCK’së. Por, nuk e pashë asnjë te VV’së qe e mbështeti Thaçin apo Veselin. Përkundrazi, po thirrën në çlirim. Valla bre gërranaça jeni… kon’ po’e rreni për unitet.

Kategoritë
LajmeVendi