Suzana Tahiri: Ja pse e bëra tatuazh figurën e presidentit Thaçi (Foto)

Aktivistja e PDK-së, Suzana Tahiri, e cila e ka bërë tatuazh në krahun e saj figurën e presidentit Hashim Thaçi, ka treguar arsyet që e kanë shtyrë ta bëjnë një veprim të tillë.

Ajo në Facebook ka shkruar se ka vendosur ta bëjë këtë tatuazh për shkak se Hashim Thaçi është figurë historike e popullit shqiptar.

Postimi i plotë dhe pa ndërhyrje i Tahirit në Facebook:

Ja përse e përjetsova Portretin e Presidentit mbi supet e mia deri në fund jetes sime: sepse Presidenti Shkelqësia tij Zoti Hashim Thaçi është nje figurë historike e popullit shqiptarë që ka nje

bagazh të jetës së tij dhe krijimtarisë politike, për frymzimim e aspiratave për idealin e rrugetimin dhe për kauzen e Republikes se Kosoves.

Një veprimtarë i shquar që në rrugetimin e tij është udhërrëfyes i të gjitha gjeneratave politike dhe kohore, që mbeshtetet në luftën për liri dhe paqe, një shembull si personalitet historik që kontriboi në arritjen e lirisë së Kosoves në luftën për te drejten jetike qe sot e gëzojmë.

Lirinë, qdo gurthemel të shtetit është vizionari që ndertoi te kaluarën per të gëzuar ne e shum breza të ardhmen e një kombi.

Në përvjetorin e 12të të pavarësisë së shteti më të ri të Europës, pra të Kosovës së lirë, të pavarur, të njohur nga shtetet më të zhvilluara perëndimore, me prirje të qarta euro-atlantike, kanë shumçka për të festuar dhe gëzuar.

Pikërisht për të gjitha këto, shqiptarët në Kosovë dhe në të gjitha viset autoktone kanë më shumë të drejtë të festojnë dhe të ndihen krenarë me flamurin dhe simbolin to dhe me ato të miqve perëndimorë prej shekujsh.

Suzana Tahiri

Kategoritë
Të ndryshme

Të ngjajshmet