Superliga ia sheh hajrin Feronikelit, rritet koeficienti në renditjen e UEFA-s

Superliga e Kosovës ka pësuar ngritje në vlerësim më të ri të Federatës Evropiane të Futbollit.

Pas barazimit të djeshëm të kampionit të Kosovës ndaj TNS në Uells, është rritur koeficienti i Kosovës në renditjen e UEFA-s.

Faqja zyrtare e UEFA-s, e cila merret me vlerësimin në kohë reale, ka publikuar renditjen e re, ku shihet se Kosova është ngritur në koeficient nga hera e fundit, por që vazhdon të mbetet në vendin e 48-të.

Kujtojmë që ndeshja e kthimit mes Feronikelit dhe TNS zhvillohet në “Fadil Vokrri” në Prishtinë pas një jave

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet