Super – talenti gjilanas po kërkohet me ngulm nga pesë klube të Super Ligës

Trajnerët e ekipeve të mëdha evropiane kur t’i kenë nga dy ndeshje në javë, ndodh që të bëjnë rotacione duke i pushuar lojtarët kryesor, po kjo nuk ka ndodhur me talentin gjilanas Edison Kqiku.

18-vjeçari në një bised për Gazeta e Re, ka treguar për sezonin e tij të mbingarkuar me Juniorët dhe me ekipin e parë me Hajvalinë, ai gjithashtu ka treguar edhe për ofertat e shumta që i ka në këtë afat kalimtar të verës.

Gjilanasi për sezonin 2016-2017, ka luajtur për Juniorët dhe ekipën e parë të Hajvalisë, pasi këta të fundit kanë pasur problem me financa dhe lojtarët kryesor kanë ikur nga ekipi.

Kqiku ka arritur të shënoj pesë gola për ekipen e parë dhe 18 gola për Juinorët, ku për këtë gjë i falenderon dy trajnerët Emin Bajramin dhe Agim Maliqin, që i kanë dhënë hapësirë për t’i treguar aftësit e tij.

“Me ekipen e parë i kam shenuar 5 gola, ndërsa me junior 18. Kam luajtur edhe me ekip të parë edhe me Junior nënstop. Trajnerët Emin Bajrami dhe Agim Maliqi, më kanë ndihmuar shumë duke me dhënë hapësirë për t’i treguar aftësit e mia.”, ka treguar Kqiku për Gazetën e Re.

Ai gjithashtu ka treguar se futbollin e ka pasion, pasi qysh në fëmijëri ka luajtur në lagje më shokët e mëhalles, pastaj për t’ia nisur edhe në shkollat e futbollit profesionale.

Qysh i vogël nonstop n’lagje kam luajtur me shokët, pastaj kom filluar me shku edhe në shkollë të  futbollit’.

Një gjë që është e vështirë për Edisonin, janë ndeshjet e shumta, pasi duke luajtur për Juniorët dhe ekipen e parë, i bie që t’i luaj çdo javë nga dy ndeshje në vikend, bile ka raste që ka luajtur edhe katër loj në javë, kur janë zhvilluar edhe lojët në mesjavë. Ai më tutje ka thënë se nuk është e lehtë t’i luash nga dy lojë për dy ditë, por qefi dhe dëshira për ta respektuar kampionatin i ka shtyrë që të luajnë deri në fund të sezonit me këtë tempo të lartë të lojës.

“Kur jana luajt lojt edhe në mesjavë më ka ra 4 lojë në javë, po kushtet në klub nuk kanë qenë aq të mira ku në sezonin pranveror kemi lujatur me junior në Superlig, pasi lojtarët e ekipës së parë janë larguar shkaku financave. Nuk është  e lehtë  me lujt 2 lojë për 2 ditë po na e kemi bo pi qefit dhe deshirës ku edhe e kemi rrespektu kampionatin”, është shprehur gjilanasi.

Ai ka treguar se tashmë është një lojtar i lirë dhe nuk ka kontratë me Hajvalinë. Kqiku për Gazeten e Re, ka treguar ekskluzivisht se për të janë të interesuar pesë skuadra nga Super Liga e Kosovës, por gjithashtu ka interesim për të nga disa menagjer për të luajtur në Evropë.

 

“Jam i lirë nuk kam kontratë. Kam oferta,  por  jam duke shikuar për jasht Kosovës,  nëse nuk arrihet diçka konkrete jasht, do vazhdoj në ndonjërin klub në Kosovë. Ende nuk është caktuar diçka për jasht Kosovës, po disa menagjer mu kanë paraqit me më dërgu jasht vendit”, ka potencuar 18-vjeçari.

 

 

Kqiku ka bërë të ditur ekskluzivisht për Gazeta e Re, se për të janë të interesuara pesë ekipe nga Super Liga, dhe ndër to janë edhe dy skuadrat nga Gjilani, Kf Drita dhe Kf Gjilani, të cilat përveçse rivalitetit në fushë, në këtë merkato verore do të kenë rivalitet për të nënshkruar me talentin gjilanas.

 

“Kam oferta nga 5 klubre deri tash nga Super Liga e Kosovës, ndër to janë edhe Gjilani dhe Drita. Do të shkoja tea jo skuadër e cila do të dija se mund të kem minutazh të madh”, ka përfunduar Kqiku./Gazetaere.com/

 

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet