“Super Mario” së shpejti në kinema

Ky mund të jetë lajmi më i bukur për fansat e lojës Super Mario.

Nintendo njoftoi zyrtarisht se do sjellë filmin e lojës më të preferuar “Super Mario”.

Projektuesi legjendar i lojës dhe krijuesi i Mario Shigeru Miyamoto është i përfshirë në projekt, dhe po ashtu Illumination Entertainment, studioja që ka realizuar emrat të mëdhenj si “Despicable Me” dhe “Minions”.

Nintendo arriti objektivin e tijj prej 14 milionë tastiera Switch shitur rreth tre muaj më parë, dhe lojëra të lidhura me Marion si “Super Mario Odisea”, me 9.1 milionë kopje të saj dhe “Mario Kart 8 Deluxe”, me 7.3 milionë, duke sinjalizuar një interes të përgjithshëm si për Marion ashtu dhe kompaninë Nintendo.

Nuk dihen akoma detaje të sakta rreth datës së lançimit të filmit, por spekulimet flasin se filmi mund të dalë në kinema në vitin 2020. /BusinessInsider

Kategoritë
FunTë ndryshme

Të ngjajshmet