Sulmohet nga qentë endacak një fëmijë në Prishtinë (Foto)

Një fëmijë është sulmuar në orët e paradites nga qentë endacakë në lagjen “Bregu i Dellit” në Prishtinë.

Sipas disa fotografive që janë publikuar në rrjetet sociale, shihet se fëmija është kafshuar nga qentë në pjesën e gjurit.

Në vendngjarje ka arritur edhe ekipi i emergjencës, të cilët i kanë ofruar tretmanin mjekësor fëmijës.

Kujtojmë se ditëve të fundit ka pasur raportime të shumta të sulmeve të qytetarëve nga qentë endacakë.

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet