Sulmohet me thikë në Itali, në gjendje të rëndë futbollisti shqiptar

Futbollisti shqiptar, Aldi Shpijati, që aktivizohet e skuadrën e Arcetanos në kategoritë e ulëta të futbollit italian, është plagosur rëndë me thikë dhe ndodhet i shtruar në spital në rrezik për jetën.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 4:30 të mëngjesit të së dielës, pranë një parkingu në qytezën Scandiao, në Reggio Emilia. Mësohet se djaloshi 21-vjeçar është sulmuar nga dy persona, të cilët e kanë goditur me thikë në gjoks dhe bark. Plagët kanë qenë të thella, por falë ndihmës së shpejtë futbollisti premtues është ende në jetë, por në gjendje të rëndë.

Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të zbuluar motivet e këtij sulmi, që ka vënë në rrezik serioz jeten e Aldi Shpijatit.

Kategoritë
DIASPORALajme

Të ngjajshmet