Sulm terrorist në Jarabulus, 1 civil i vdekur dhe 6 të plagosur

Forcat lokale të sigurisë që ndodhen për inspektim në vendin e ngjarjes janë përqendruar mbi mundësinë se sulmi mund të jetë organizuar nga organizata terroriste YPG/PKK.

Në rajonin Jarabulus të Sirisë në kufi me Turqinë ka humbur jetën 1 civil ndërsa janë plagosur 6 të tjerë si pasojë e një sulmi terrorist, raporton Anadolu Agency (AA).

Në qendrën e Jarabulusit që ndodhet në rajonin e operacionit “Mburoja e Eufratit” në veri të Sirisë, shpërtheu një bombë e vendosur në një motorçikletë në një zonë mes ndërtesës së këshillit lokal dhe spitalit të Jarabulusit.

Si pasojë e sulmit terrorist humbi jetën një civil dhe u plagosën 6 të tjerë.

Forcat lokale të sigurisë që ndodhen për inspektim në vendin e ngjarjes janë përqendruar mbi mundësinë se sulmi mund të jetë organizuar nga organizata terroriste YPG/PKK.

Organizata terroriste YPG/PKK e cila vazhdon okupimin e saj në rajonet Tel Rifat dhe Munbixh, shpeshherë kryen sulme terroriste duke vendosur në objektiv rajonet Bab, Jarabulus dhe Afrin.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet