Sulm me zjarrvënie ndaj një xhamie në Francë

Një person i paidentifikuar përpiqet t’i vë zjarrin xhamisë në Chateaudun.

Një zjarrvënës i paidentifikuar u përpoq t’i vë zjarrin një xhamie në Chateaudun të Francës, bëri të ditur kreu i xhamisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sekretari i Përgjithshëm i Konfederatës Islame Vizioni Kombëtar (CIMG), Fatih Saikir, tha se dikush ka derdhur benzinë në xhami dhe ka ndezur një zjarr, por ai u shua pa u rritur, ndërkohë që ndërtesa pësoi dëmtime, pa shkaktuar viktima.

Zyrtarët e xhamisë paraqitën një ankesë, sipas Saikir, i cili tha se policia shkoi në xhami dhe kreu një hetim.

Policia tha në një deklaratë se incidenti u konsiderua si zjarrvënie në tentativë dhe të dhënat e kamerave do të shqyrtohen në kuadër të hetimit.

Kategoritë
BotaLajme