Sulm me bombë në Somali, të paktën gjashtë të vdekur

Të paktën gjashtë persona kanë vdekur në Somali pas një sulmi vetëvrasës me bombë.

Rasti ka ndodhur të martën në qytetin e Mogadishus në një restorant afër një akademie policie, ndërsa autoritetet thonë se akoma është e paqartë kush qëndron pas sulmit.

Një shitës dëshmitar i rastit, i tha Reutersit se pa shpërthimin masiv kur ndodhi dhe ambulancën teksa përpiqej të arrinte në vendin e ngjarjes.

“Derisa isha duke pirë çaj dhe shikoja poshtë, ndodhi shpërthimi. Nga atje nuk e di se çfarë ndodhi”, deklaroi një tjetër dëshmitar.

Grupi islamik, aleat i Al-Kaidës ka kryer shpesh sulme me bomba në Mogadishu dhe afër Somalisë, si pjesë e fushatës për të rrëzuar qeverinë qendrore.

Kategoritë
BotaLajme