Sulm me bombë në Somali, plagosen 6 shtetas turq

Katër punonjës të një firme turke të ndërtimit janë plagosur si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm me autobombë në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu

Gjashtë shtetas turq janë plagosur si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm me autobombë në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve nga Ambasada e Turqisë në Mogadishu, gjashtë shtetasit turq të plagosur janë shtruar për trajtim në spital.

Ndryshe, dy shtetas turq kishin humbur jetën në sulmin e fuqishëm të 28 dhjetorit në Mogadishu, i cili shkaktoi mbi 80 të vdekur.

Organizata terroriste Al-Shabab kohë pas kohe vendos në shënjestër firmat turke të cilat merren me punime infrastrukturore dhe rrugore.

Turqia dënon sulmin terrorist në Somali

Ministria e Mbrojtjes e Turqisë: Dënojmë ashpër sulmin terrorist me bombë ndaj civilëve të pafajshëm në Somali.

15 persona janë plagosur nga sulmi terrorist në Somali, përfshirë 6 shtetas turq dhe 9 somalezë, njoftoi ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca.

Ministri turk i Shëndetësisë, Koca: Dy nga shtetasit turq të plagosur në sulmin në Somali janë në gjendje të rëndë, po vazhdojnë ndërhyrjet kirurgjike.
Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet