Sulm i armatosur në një restorant në Erbil, humb jetën një diplomat turk (Video)

“Një diplomat turk dhe një shtetas irakian humbën jetën në sulmin e armatosur sot në një restorant në Erbil, kurse një shtetas tjetër është plagosur”, tha Drejtoria e Policisë së Erbilit.

Një punonjës i Konsullatës së Përgjithshme të Turqisë në Erbil ka humbur jetën si pasojë e një sulmi të armatosur në një restorant në qytetin verior irakian, ndërkohë që i vdekur ka mbetur edhe një shtetas i Irakut, raporton Anadolu Agency (AA).

Diplomatët e konsullatës turke në Erbil janë sulmuar në restorantin ku kishin shkuar për të drekuar.

“Një diplomat turk dhe një shtetas irakian humbën jetën në sulmin e armatosur sot në një restorant në Erbil, kurse një shtetas tjetër është plagosur”, tha Drejtoria e Policisë së Erbilit në një deklaratë me shkrim.

Në deklaratë po ashtu thuhet se do të garantohet siguria e jetës së diplomatëve që gjenden në Rajonin Autonom Kurd të Irakut dhe nuk do të lejohet largimi i qetësisë në rajon.

Pronari i restorantit më herët deklaroi për median lokale se agresori me rroba civile dhe me dy armë në duar ka hapur zjarr drejtpërdrejt në stafin e konsullatës pas hyrjes në lokal.

Kufoma e diplomatit të vrarë turk është dërguar në spital për autopsi.

Siç bëhet e ditur, të gjitha rrugët që mundësojnë kalimin nga Erbili në qytete të tjera janë mbyllur për trafikun.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet