Suksesi i mjekut kosovar në Turqi

Në spitalin e qytetit Bitlis të Turqisë, pacienti Ali Aktash i moshës 85 vjeçare ishte diagnostifikuar me okluzion në arterien karotide (Carotis arteria). Ai u soll në kirurgji pas një periudhe të trajtimit disa mujor e që nuk dukeshin shenja të përmirësimit.

Pas kësaj, mjeku kosovar që punon në spitalin e qytetit, kirurgu kardiovaskular Berk Arapi bëri intervenimin e parë ndaj këtij pacienti.

Me të mbaruar operacionin e tillë, mjeku Arapi u deklaroj gazetarëve se ndjehej skajshmërisht i lumtur për suksesin e operacionit dhe me arritjen që përjetojë edhe spitali shtetëror i Bitlisit.

Ky operacion është i pari i cili kryhet në këtë spital.

Duke vlerësuar shkallën e rrezikshmërisë së operacionit, mjeku Arapi ka përshkruar edhe gjendjen e mirë të pacientit pas operacionit./Gazetaere.com

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet