Suedi, në qytete të ndryshme digjen 97 automjete (Video)

Nga ngjarjet nuk ka të plagosur, ndërsa kanë nisur operacionet për të kapur agresorët.

Në qytete të ndryshme të Suedisë nga persona të maskuar janë djegur 97 automjete.

Sipas lajmit të televizionit shtetëror SVT të Suedisë mësohet se në rajonet Frölunda dhe Hjallbo të qytetit Göteborg janë djegur 80 automjete, në rajonin Skarhalmen të kryeqytetit Stockholm 7, në qytetin Uppsala 6, në Malmö dhe Helsingborg nga 2 automjete.

Claes Dahlström, nga drejtoria e policisë së Göteborg duke folur për SVT tha se për shkak të ngjarjeve të zjarrvënieve janë dërguar përforcime të shumta policore dhe mjete të zjarrfikëseve.

Duke bërë të ditur se automjetet janë djegur nga të rinj të maskuar, Dahlström, u shpreh se pranë mjeteve kanë gjetur gurë dhe lëndë të gatshme për të shpërthyer.

Ai ka theksuar se nga ngjarjet nuk ka të plagosur dhe se kanë nisur operacionet për të kapur agresorët.

Ndërkohë, kryeministri Stefan Löfven ka shprehur keqardhje për ngjarjet. “Keni djegur të ardhmen tuaj. Keni djegur të ardhmen e familjeve tuaja dhe të të gjithë fqinjëve tuaj. Populli duhet të reagojë ndaj kësaj dhe nuk duhet të lejojë ngjarje të tilla”, tha Löfven.

Më tej Löfven ka shtuar se ngjarjet e zjarrvënieve në qytete të ndryshme mund të jenë një sulm i organizuar.

More footage of massive arson attacks in Sweden

More INSANE footage has emerged of the horrific arson attacks in Sweden!Courtesy: Facebook / Robert Berntsson

Publiée par RT Play sur Mercredi 15 août 2018

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet