Sudani nënshkruan marrëveshjen e normalizimit me Izraelin

Sudani nënshkroi sot të ashtuquajturat Marrëveshje Abrahamike për normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin, njoftoi ambasada amerikane në Khartum.

“Ne e përgëzojmë qeverinë sudaneze për nënshkrimin e Deklaratës së Marrëveshjeve Abrahamike, e cila do ta ndihmojë më tej Sudanin në rrugën e stabilitetit, sigurisë dhe mundësive ekonomike”, shkroi ambasada në Twitter, raporton ATSh.

Marrëveshja e lejon Sudanin, Izraelin dhe nënshkruesit e tjerë të Marrëveshjeve Abrahamike të ndërtojnë besimin e ndërsjellë dhe të rrisin bashkëpunimin në rajon.

Kategoritë
BotaLajme