Suarez akuzohet për mashtrim në provimin e gjuhës italiane

Futbollisti uruguajan i Barcelonës Luis Suarez është akuzuar për mashtrim në një provim të gjuhës italiane.

Policia ka nisur një hetim kundër Suarez për shkak të akuzave se ai ka mashtruar në provimin e gjuhës italiane, dmth që ai ka marrë pyetje paraprakisht.

33-vjeçari uruguajan ishte në prag të transferimit në Juventus dhe dha provimin e gjuhës italiane në Perugia për të filluar procesin e marrjes së një pasaporte italiane.

La Repubblica shkruan se janë gjetur parregullsi, domethënë që Suarezit i janë dhënë pyetje më herët në marrëveshje me lojtarin dhe Barcelona.

Juventusi tashmë ka numrin maksimal të të huajve në ekip, kështu që ishte e rëndësishme që Suarez të merrte një pasaportë italiane.

Suarez tashmë ka rënë dakord me Zonjën e Vjetër, por marrëveshja dështoi për shkak të ndërlikimeve në lidhje me pasaportën italiane.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet