Stuhia rrëzon çmimet e naftës

Çmimi i naftës amerikane WTI ra nën 69 dollarë për barel për shkak të rezervave të mëdha në SHBA dhe stuhisë tropikale.

WTI për dërgesat e tetorit u lirua për 1,10 centë në 68,77 dollarë për barel në bursën e Nju Jorkut, njofton agjencia Bloomberg.

Nafta e Detit të Veriut për dërgesat e nëntorit u lirua po ashtu 1,10 centë në 77,16 dollarë për barel në bursën ICE Evropa në Londër, pas ngritjes së djeshme në madje 79,72 dollarë, transmeton KosovaPress.

Rezervat në pritje dhe pritjet e efekteve negative të stuhisë tropikale kanë kufizuar rritjen e çmimit të naftës, ndërkohë që stuhia “Gordon” është dobësuar dukshëm.

Kategoritë
BotaEkonomiLajme

Të ngjajshmet