Studimi: Coronavirusi nuk mbijeton në ujërat e kripura

Coronavirusi nuk mbijeton në ujërat e detit. “Ky është një lajmi i mirë për ata që do të frekuentojnë plazhet këtë verë”, thanë studiuesit e ”Ifremer”, Instituti i Kërkimeve Franceze për Detin, raporton Ansa.

Për të arritur në përfundimet e tyre, studiuesit francezë studiuan midhjet dhe mostrat e ujit të detit të marra në pika të ndryshme në bregdetin e Francës.

Ndër 21 molusqet e analizuara, asnjë nuk tregoi gjurmë të koronavirusit.

Dhe në asnjë mostër deti nuk u mundësua prania e virusit.

“Edhe nëse nuk mund të flasim për siguri për të gjithë molusqet dhe ujërat detare të Francës, mungesa e gjurmëve të Covid-19 i zbuluar nga studimi ynë është një lajm i mirë”, theksuan studiuesit.

Kategoritë
Të ndryshme

Të ngjajshmet