Studim-Paraardhësit e britanikëve kanë qenë me lëkurë të errët në të zezë

Analizat e ADN-së së britanikëve të parë modernë, që kanë jetuar rreth 10 000 vjet më parë, kanë treguar se ata kanë pasur lëkurë të errët në të zezë dhe sy blu, zbuluan shkencëtarët.

Shkencëtarët e  “Muzeut Historik Natyror” të Londrës analizuan ADN-në në një skelet pothuajse të plotë homosapiens, i njohur si “Cheddar Man”, i gjetur në një shpellë në Cheddar Gorgem, në Anglinë Jugperëndimore në 1903.

“Cheddar Man” ishte një gjahtar i periudhës mesolitike, një njeri modern me lëkurë të errët dhe sy blu”, thanë shkencëtarët duke shtuar se ai ishte i gjatë rreth 1, 66 centimetra dhe ndoshta kishte vdekur në të 20-at.

“Deri më tani janë hedhur supozime se njerëzit përshtaten shpejt për të pasur lëkurë më të zbehtë pas hyrjes në Evropë rreth 45 000 vjet më parë, tha hulumtuesi,  Tom Booth.

“Lëkura e zbehtë i ndihmon njerëzit gjatë absorbimit të dritës UV dhe për të shmangur mungesën e vitaminës D në klimat me më pak rreze të diellit”, shtoi ai.

Pjesëmarrësit e hulumtimit zbuluan në skeletin  “Chadder Man” mbetje gjenetike të pigmentimit të lëkurës që zakonisht gjenden në kontinentin e Afrikës, të cilat përputheshin me një numër të caktuar të mbetjeve të tjera të periudhës mesolitike të zbuluara në të gjithë Evropën.

Kategoritë
KurioziteteTë ndryshme

Të ngjajshmet