I sapo diplomuari nga fakulteti i ekonomisë në Ankara, Faridin Kala bëhet këshilltari për tregun e Ballkanit në grup-kompaninë e milionerit turk, Alpaslan Arslanca.
Kosovari nga Prizreni, Faridin Kala që nga viti 2014 është përfaqësuesi i studentëve të Kosovës në Turqi, ai shpesh ka marrë pjesë si ndërmjetësues në forume të ndryshme të biznesit të cilët janë zhvilluar ndërmjet kompanive turke dhe atyre kosovare.
I riu nga Kosova, Faridin Kala përmes një postimi në facebook, dje njoftoi se është punësuar si këshilltar biznesi për tregun e Ballkanit ne kompanin e biznesmenit milioner Alpaslan Arslanca, raporton Gazeta e Re.
Ai ndër të tjera njoftoi se veç sa kanë filluar me projekte të reja ku planifikohen investime të mëdha në vendet e Ballkanit Perëndimor, kryesisht në Kosovë.
Alpaslan Arslanca është pronari i disa kompanive turke me fushëveprime në Turqi dhe në Evropë, që nga energjia termale e gjerë në tekstil ai posedon 5 kompani të mëdha në Turqi.
Arslanca njëjtën kohë është edhe anëtari i bordit drejtues në klubin turk Beşiktaş. /Gazetaere.com/