Studentët kosovar në Turqi përkujtojnë dëshmorët e Çanakalasë (Foto)

Me rastin e 104 vjetorit të Fitores së Çanakalasë, studentët kosovarë që studiojnë në Turqi janë mbledhur në qytetin e Çanakkalesë, konkretisht në kompleksin e varrezave të dëshmorëve të luftës për ta kujtuar dëshmorët e rënën nga vendet e ndryshme të Ballkanit, raporton Gazeta e Re.

Me iniciativën e Shoqatës “Bashkësia e Studentëve të Kosovës në Turqi (TOKOB)” dhe në bashkëpunim me “Asociacionin e Studentëve Kosovar për Asistencës dhe Solidaritetit (KOYDD)” rreth 60 student kosovar me sloganin: “Nga Kosova në Çanakala, duke përkujtuar dëshmorët me mëshirë dhe me mirënjohje” kanë vizituar kompleksin e varrezave në qytetin historik të Çanakalasë ku dhe kanë realizuar homazhe në varrezat e dëshmoreve nga Kosova, Shqipëria dhe vendet të ndryshme të Ballkanit.

Ndryshe, në luftën e Çanakalasë, edhe pse nuk ka qenë e mundur të gjenden regjistrat zyrtarë, bëhet fjalë për rreth 250.000 martirë në radhët e ushtrisë osmane dhe mb 270 mije te tjere në anen e ANTANTA-së. Dëshmorët ishin kryesisht njerëz të shkolluar, në vit të fundit në lice, medrese ose studentë universiteti. Martirizimi i kaq shumë njerëzve të arsimuar shkaktoi më pas probleme jashtëzakonisht serioze për vazhdimësinë e shtetit.

Disa nga qëllimet e kësaj lufte ishin pushtimi i Stambollit për të nxjerrë Shtetin Osman jashtë loje dhe për t’i dërguar ndihmë Rusisë cariste nëpërmjet detit, si dhe padyshim rrëzimi njëherë e përgjithmonë i Perandorisë Osmane. Për t’ia arritur këtij synimi, Blloku i Antantës, i cili formohej nga forcat ushtarake të vendeve si Britania e Madhe, Franca, Australia, Kanadaja, Zelanda e Re dhe India, u dynd në Çanakala me qindra-mijëra trupa. Antanta sulmoi me të gjitha forcat për të kaluar nga deti. Kur nuk ia arriti dot, zbarkoi mbi tokë në përpjekje për të kapërcyer vijën e mbrojtjes.

Mirëpo përballë gjetën ushtrinë otomane e përberë nga muslimanët nga e gjithë bota ku nuk munguan shqiptarët, boshnjakët she muslimanët e Sanxhakut. /Gazetaere.com/

Kategoritë
DIASPORALajme

Të ngjajshmet