Stoltenberg këmbë mbi këmbë në takimin me Trump

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump u takua në Uashington me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg, ndërsa ekzistojnë konflikte mes Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve evropianë në Aleancën më të rëndësishme të Perëndimit.

Por takimi pati edhe një “incident” sekretari i NATO-s gjate gjithë kohës qëndroi këmbë mbi këmbë gjë qe e tërhoqi vëmendjen e mediave. Sipas e përditshmes amerikane “Uashington Post” ky veprim i Stoltenberg ishte një mesazh i qartë për Trump-in përmes të cilës ai ka nënvizuar se “gjithçka nuk do të jetë siç kërkon ti” ose “nuk është fort e rëndësishme se çka po flet Trump-i”.

Qëndrimi i sekretit te NATO-s shkaktoi reagimin edhe nga përdoruesit e rrjeteve-sociale, të cilët kritikuan Stoltenbergin.

Pas takimit, ata mbajtën një konferencë shtypi, ku midis të tjerash theksuan rëndësinë e fuqizimit të Aleancës përmes bashkëpunimit dhe rritjes së kontributeve financiare nga vendet anëtare.

Trump tha se Aleanca është fuqizuar në saje të rritjes gjatë vitit të fundit të kontributeve financiare. Por ai shtoi se ka ende vende, siç është Gjermania, që duhet t’i shtojnë kontributet për Aleancën.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s tha se në saje të bashkëpunimit mes vendeve anëtare dhe fuqizimit të Aleancës, gjatë vitit të fundit janë shënuar suksese në luftën kundër terrorizmit.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet