Stërvitje izraelito-amerikane duke simuluar sulm me raketa në Tel Aviv

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichay Adraee tha se stërvitja e quajtur “Juniper Falcon” u nis nga ushtria amerikane dhe Divizioni i Mbrojtjes Ajrore të Forcave Ajrore të Izraelit.

Izraeli dhe SHBA-ja të enjten filluan një stërvitje të përbashkët ushtarake duke simuluar sulm në Tel Aviv.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichay Adraee në Twitter tha se stërvitja e quajtur “Juniper Falcon” u nis nga ushtria amerikane dhe Divizioni i Mbrojtjes Ajrore të Forcave Ajrore të Izraelit.

Ushtria amerikane merr pjesë në stërvitje nën autoritetin e Komandës Evropiane të SHBA-së (EUCOM).

Adraee tha se stërvitja simulon skenarë të ndryshëm ku Izraeli i nënshtrohet kërcënimeve ajrore dhe sulmeve me raketa.

Ai tha se stërvitja, e cila është duke u zhvilluar në vende të ndryshme si në Izrael dhe Gjermani, synon të rrisë gatishmërinë dhe aftësinë e Izraelit për mbrojtjen në përballjen e kërcënimeve të ndryshme dhe për të zgjeruar bashkëpunimin strategjik me SHBA-në.

Sipas tij, stërvitja po zhvillohet në përputhje me udhëzimet e masave zbutëse kundër COVID-19 për të mbrojtur pjesëmarrësit nga infeksioni.

Kategoritë
BotaLajme