“Stërvitja e përbashkët ushtarake me Turqinë, me rëndësi jetike për Azerbajxhanin”

Ekspertët e Azerbajxhanit, janë të një mendimi se stërvitja e kryer me pjesëmarrjen e forcave ajrore dhe tokësore të Turqisë dhe Azerbajxhanit është e rëndësishme nga pikëpamja për të përmirësuar fuqinë luftarake të ushtrisë së Azerbajxhanit.

Stërvitja e gjerë e përbashkët ushtarake e Turqisë dhe Azerbajxhanit komentohet se është “në cilësinë e një përgjigjeje për ata që synojnë të prishin stabilitetin rajonal dhe të vazhdojnë politikën pushtuese kundër Azerbajxhanit”.

Ekspertët e Azerbajxhanit, janë të një mendimi se stërvitja e kryer me pjesëmarrjen e forcave ajrore dhe tokësore të Turqisë dhe Azerbajxhanit është e rëndësishme nga pikëpamja për të përmirësuar fuqinë luftarake të ushtrisë së Azerbajxhanit, por edhe një mesazh i qartë për Armeninë dhe ndaj fuqive që mbështesin këtë vend i cili mban nën okupim Malësinë e Karabakut dhe rajonet përreth tij.

Nënkoloneli në pension, Uzeyir Ceferov, në një prononcim për Anadolu Agency (AA) theksoi se stërvitja ndiqet nga afër nga forcat që e duan dhe nuk e duan Turqinë dhe Azerbajxhanin.

Pjesëmarrja në stërvitje e një numri të lartë të ushtarëve nga Turqia dhe në të njëjtën kohë përfshirja e avionëve, helikopterëve dhe mjeteve të blinduara të ushtrisë së Turqisë është një tregues i hapur i mbështetjes së dhënë ndaj Azerbajxhanit, tha Ceferov.

Ai u shpreh më tej se “Stërvitja ka një rëndësi jetike për Azerbajxhanin. Do të sigurojë një kontribut të madh për zhvillimin e ushtrisë së Azerbajxhanit. Procesi i zgjidhjes për problemin e Lartësirave të Karabakut drejtohet nga Grupi Minsk i OSBE-së. Por Azerbajxhani nuk ka për qëllim zgjatjen pafundësisht të procesit të negociatave. Nëse problemi nuk zgjidhet në kohë të shkurtër me linjën e OSBE, Azerbajxhani duke përmbushur nevojat që rrjedhin nga ligji ndërkombëtar do të shpëtojë nga pushtimi territoret e tij”.

– “Ky është një mesazh dhe një zhvillim historik”

Dr. Telman Nusretoğlu, kreu i Qendrës Turke për Kërkime Islame dhe lektor në Universitetin Khazar të Azerbajxhanit tha se stërvitja ka cilësinë e një përgjigjeje për ata që kanë për synim të ndihmojnë armenët okupues dhe që duan të gjunjëzojnë Azerbajxhanin me presion.

Nusretoğlu rikujtoi sulmet që ushtria e Armenisë zhvilloi më 12 korrik ndaj Azerbajxhanit dhe mbrojti idenë e tij se sulmi kundrejt rajonit Tovuz ku kalojnë linjat e transportit dhe energjisë të Turqisë dhe Azerbajxhanit nuk mund të vlerësohet duke u izoluar nga politika dhe objektivat strategjike rajonale të Rusisë për Kaukazin.

“Ky sulm nuk vendoste në objektiv vetëm sovranitetin territorial dhe pavarësinë e Azerbajxhanit, por edhe bashkëpunimin dhe stabilitetin rajonal, sigurinë e linjave të energjisë dhe projektet e përbashkëta strategjike që kanë ndërtuar Turqia dhe Azerbajxhani. Stërvitja e dy vendeve vëlla është një përgjigje për ata që vendosin në objektiv stabilitetin rajonal dhe që vazhdojnë politikën pushtuese kundër Azerbajxhanit”, tha Nusretoğlu.

Ushtria turke është pritur me lot gëzimi në Azerbajxhan ashtu sikurse është pritur 102 vite më parë Ushtria Islame e Kaukazit deklaroi Nusretoğlu duke shtuar se “Ky është një mesazh dhe një zhvillim historik. Ne nuk kemi rrugë tjetër veçse të formojmë fuqi parandaluese dhe të thellojmë unitetin tonë. Shpresoj që si vazhdim i këtyre stërvitjeve ushtria turke të hapë baza ushtarake në Azerbajxhan, të sigurojë sigurinë e linjave strategjike dhe të formojë njësi të përbashkëta ushtarake me detyrën e forcave të paqes në rajone të ndryshme. Ndërsa për çlirimin e Karabakut dhe zonave përreth ushtria e Azerbajxhanit ka fuqinë të zgjidhë në kohë të shkurtër problemin nëse Azerbajxhani dhe Armenia qëndrojnë përballë njëra tjetrës dhe nëse nuk ndërhyjnë fuqitë imperialiste”.

– “Stërvitja, shumë e rëndësishme për ushtrinë e Azerbajxhanit”

Ndërsa kreu i Qendrës Khazar për Hulumtime të Mbrojtjes, Ramil Memmedli, theksoi se proceset e përjetuara në botë dhe rajon, dhe në të njëjtën kohë përgjegjësitë që burojnë nga historia e bëjnë të rëndësishme aleancën strategjike të Turqisë dhe Azerbajxhanit.

Pasi ka rikujtuar se bashkëpunimi ushtarak në marrëdhëniet mes dy vendeve kanë qenë gjithmonë në plan të parë, Memmedli deklaroi se “Stërvitja e gjerë do të luajë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e ushtrive tona. Ushtarët turq do të njohin armët e prodhimit rus që ka ushtria e Azerbajxhanit dhe ushtarët azerbajxhanas do të njohin armët e prodhimit vendas dhe perëndimor që ka ushtria turke. Kjo stërvitje është shumë e rëndësishme për ushtrinë e Azerbajxhanit që po kalon periudhën e zhvillimit të ri. Integrimi i ushtrive turke dhe azerbajxhanase do të jenë një shembull i mirë në të ardhmen për shtetet e tjera turke”.

Memmedli, pasi tha se beson që një ditë shtetet e pavarura turke do të formojnë një ushtri të përbashkët ai theksoi se stërvitja e gjerë e Azerbajxhanit dhe Turqisë është një mesazh i rëndësishëm për rajonin dhe botën turke.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet