Sterling: Mos më krahasoni me Messin e Ronaldon të cilët shënojnë nga 60 gola në sezon

Sulmuesi i Manchester Cityt, Raheem Sterling ka thënë se nuk dëshiron të krahasohet me sulmuesin e Barcelonës, Lionel Messit dhe të Juventusit, Cristiano Ronaldo.

Anglezi është një ndër talentet më të mirë në botë dhe shumë njerëz po i krahasojnë me pesë herë fituesit e Topit të Artë, transmeton KosovaPress.

Mirëpo, Sterling mendon se të dy lojtarët kanë qenë në gjendje të shënojnë nga 40-60 gola për 15 vite radhazi, gjë që i bën unik.

“Nëse shënoj 50 ose 60 gola për 15 vite mund të me krahasoni. Në këto momente mos më flisni për Ronaldon ose Messin. Nuk dua ta dëgjoj këtë krahasim. Nuk po them se nuk mund t’ia dal, por të dy kanë bërë këtë gjë për 15 vite. Nuk është dëgjuar ndonjëherë për 40-60 gola në 15 vite”, u shpreh ai.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet