Stambolli pezullon shërbim detar të pasagjerëve drejt qytetet tjera

Guvernatori i Stambollit, Ali Yerlikata, në llogarinë e tij në twitter shkroi se vendimi për pezullimin e shërbimit detar dhe të trageteve, i cili përjashton transportin e mallrave, hyn në fuqi nga ora 5 e pasdites së sotme.

Shërbimi detar i pasagjerëve nga Stambolli drejt qyteteve të tjera është pezulluar, me qëllim për të luftuar përhapjen e koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Guvernatori i Stambollit, Ali Yerlikata, në llogarinë e tij në twitter shkroi se vendimi për pezullimin e shërbimit detar dhe të trageteve, i cili përjashton transportin e mallrave, hyn në fuqi nga ora 5 e pasdites së sotme.

Në kushte normale, Stambolli ofron lidhje të pasagjerëve në qytetet e afërta, si Yalova, Bursa dhe Balıkesir në rajonin e Marmarasë.

Turqia tashmë ka kufizuar shërbimet e brendshme të autobusëve dhe fluturimeve për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Nga koronavirusi në Turqi janë infektuar 9.217 persona dhe kanë vdekur 131.

Sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins me bazë në SHBA, në mbarë globin janë infektuar mbi 741 mijë persona dhe mbi 35 mijë kanë vdekur.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet