Stambolli nikoqir i finales së UEFA Ligës së Kampionëve 2020

Ndeshja finale do të zhvillohen në stadiumin olimpik Ataturk, i cili ka një kapacitet prej 76.092 ulëse.

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka njoftuar se ndeshja finale e UEFA Ligës së Kampionëve në vitin 2020 do të zhvillohet në Stamboll, raporton Anadolu Agency (AA).

Presidenti Erdoğan njoftimin e bëri në takimin e kandidatëve parlamentarë të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK) në sallën e sporteve në Ankara.

Ndeshja finale do të zhvillohen në stadiumin olimpik Ataturk, i cili ka një kapacitet prej 76.092 ulëseve.

I inauguruar në vitin 2002, stadiumi olimpik i Ataturkut do të presë për herë të dytë finalen e Ligës së Kampionëve pas asaj në vitin 2005 midis skuadrës italiane AC Milan dhe asaj angleze Liverpool.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet